
Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të garantojë mbrojtjen e territorit dhe të peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e jashtëligjshme përgjatë rrugëve.
Gjatë kontrolleve që IKMT ka zhvilluar, Balla ka thënë se qeveria e mbështet biznesin por duhet respektuar leja mjedisore.
"Arsyeja pse jemi këtu është që të konfirmojmë se e mbështesim biznesin, ta vazhdojë punën, por të keni një afat kohor për ta përshtatur punën sipas lejes mjedisore, për të mos dëmtuar qoftë mjedisin, por edhe pamjen e rrugëve në Shqipëri, sytë e përdoruesve të rrugës, të turistëve të mos kenë qasje me këtë pamje që shohim këtu", tha Balla gjatë një inspektimi në aksin Tiranë - Durrës.
IKMT dhe Policia e Shtetit kanë nisur një kontroll të plotë të gjithë territorit, mbi bazën e një akti normativ për pastrimin e gjithë rrugëve të vendit dhe pikat doganore.
Deri tani në disa pika doganore janë hequr 55 tabela, të cilat i japin territorit një pamje tjetër.
Ky aksion do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore.
Lini një Përgjigje