
Gazetari Ben Andoni ka folur për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Tiranë.
Duke komentuar mungesën e takimit me opozitën ai tha se vizita e Blinken duhet parë në një rrafsh më të gjerë.
Sipas Andonit, SHBA do që të bashkëpunojë me vende që i mbajnë premtimet për objektivat që vendosin.
“Postimi në X ishte esenca e mesazhit të tij. Është pjesa e drejtësisë lufta ndaj krimit të organizuar për të cilën jemi krenar në anën negative pasi krimi ka marrë përmasa të frikshme.
Qeveria e SHBA do që të bashkëpunojë me vende të cilat jo vetëm i premtojnë por i mbajnë premtimet për objektivat që vendosin. Këtë rast objektivi ishte për Kuçovën që u materializuar brenda një takimi.
Edhe Kosova është një vend pro amerikan., është produkt i SHBA në këtë zonë të Europës. Të gjitha këto Blinken i përmblodhi, bëri përshtypje jo të vogël me mos takimet me opozitës. Nuk duhet parë negativisht.
Takim real me opozitën nuk kishte. Për fat, dhe këtu opozita nuk duhet të ketë shqetësime, pak vite me parë John Carry ka qenë në selinë e PD.
Politikisht Shqipëria është e vogël për interesat e SHBA. U duhet një vend me të njëjtën gjatësi vale me ta, dhe jo të merren me politikën e brendshme. Blinken nuk mund të merret i ndividualisht me secilin individ.
Në pjesën protokollare ka qenë një mesazh i madh për opozitën.
Mbi të gjitha duhet leximi për Shqipërinë, e cila nuk është vetëm e Ramës dhe mazhorancën, është e të gjithëve.
Vizitoi vetëm Shqipërinë ne rajon
Përveç politikës së brendshme qeë ka shumë probleme, jemi vendi i vetëm në rajon që nuk ka probleme me fqinjët”, tha Andoni në Neës 24.
Lini një Përgjigje