TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2024, 12:20

Vizita në Tiranë, gazetari zbardh prapaskenat: Pse Blinken nuk takoi asnjë aktor nga opozita

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Tiranë, gazetari zbardh prapaskenat: Pse Blinken nuk takoi

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar vizitën e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken ditën e djeshme në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita tha se mirë bëri Blinken që nuk e takoi opozitën, pasi nëse do e bëntë do shtonte tensionet.

Sipas tij, protokolli i SHBA nuk mund të zgjidh çështjet e opozitës në vendin tonë.

“Protokolli i SHBA nuk mund t’i zgjidh çështjet e opozitës. PD është në një proces ligjor për identitetin e saj. Nga pikëpamja politike nuk mund të favorizonte një pjesë të PD, aq më keq pjesëza tjera të opozitës. Blinken nuk ka dashur të përzihet në çështjet e brendshme të opozitës për të favorizuar një palë apo një palë tjetër. Protokolli i SHBA nuk mund ta zgjidh çështjen e opozitës në vendin tonë. Kanë bërë mirë që nuk janë përfshirë sepse do të rriste tensionet”, tha gazetari.

blinken opozita gazetari

Lini një Përgjigje