Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pasi Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Manja tha për mediat se Admir Abrija do të marrë detyra të tjera.
“Po është e vërtetë drejtori i burgjeve me vullentin e tij ka dhënë dorëheqjen dhe do të marë detyra të tjera. Unë si ministër e falenderoj shumë për kontributin që ka dhënë.
Atributet e tij i ka marrë zëvendës-drejtori i përgjithshëm. Sapo të kemi një emër do ta bëjmë të ditur për publikun”., tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija dha dorëheqjen të mërkurën 14 shkurt, duke paraqitur sipas Ministrisë së Drejtësisë arsye personale.
Admir Abrija u emërua në krye të Drejtorisë së Burgjeve në nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja, më 20 dhjetor të vitit 2021 dhe zëvendësoi në këtë post Agim Ismailin. Abrija ka shërbyer më herët në Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit në pozicione të ndryshme.
Lini një Përgjigje