TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2024, 09:30

I vidhnin në Angli dhe çmontoheshin në servise, sekuestrohen 36 makina në Korçë

Shkruar nga Pamfleti
I vidhnin në Angli dhe çmontoheshin në servise, sekuestrohen 36
Makinat e sekuestruara

Polcia ka goditur dy raste të tregtimit të mallrave kontrabandë dhe fshehjes së të ardhurave në Korçë.

Në pranga ka rënë Shaqir Gërmenji 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.

'Sekuestrohen 36 automjete, pjesërisht të çmontuara, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë vijuar kontrollet në ambiente/subjekte të ndryshme. Si rezultat, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, janë goditur dy raste të kësaj paligjshmërie ku në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi:

Sh. G., 27 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit A. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se këta dy shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në serviset e tyre respektive, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle ku konkretisht në servisin e shtetasit Sh. G., gjetën 30 automjete, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse. Gjithashtu gjatë kontrollit në servisin e shtetasit A. S., i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse u gjetën 6 automjete të tjera, pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.

Në cilësinë e provës materiale për këto dy raste u sekuestruan 36 automjete, me pjesë të çmontuara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Anglia, në Shqipëri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

korçë kontrabandë nga anglia

Lini një Përgjigje