TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 22:57

“Një politikan i shkëlqyer”, Lubonja: A do ta guxojnë gjyqtarët të prekin Ramën pas deklaratës së Blinken?

Shkruar nga Pamfleti

“Një politikan i shkëlqyer”, Lubonja: A do ta guxojnë

Duke komentuar deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për kryeministrin Edi Rama, analisti Fatos Lubonja tha në “Open” në News 24, se gjykatësit nuk do të guxojnë të prekin kryeministrin pas kësaj deklarate.

Këtij populli i janë shpërlarë trutë dhe i thuhet se drejtësinë e bëjnë amerikanët. Ja shkoi Yuri Kim dhe vuri Dumanin. E marrim të mirëqenë se e bëjnë amerikanët. Këta gjykatësit a janë njerëz kur dëgjojnë mbretin e botës, që tha Hila, kur thotë që ky është i shkëlqyer. Thonë një pjesë, iku Berisha, iku dhe Meta dhe pastaj e ka radhën Rama. Tani mbreti i botës thotë se ky është i shkëlqyer. Logjikën e pranon që po të mbrojti ai këta nuk guxojnë. Je dakord që këtë burrin e shkëlqyer nuk e prekin dot?!”, tha Lubonja.

 

Lini një Përgjigje