TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 22:53

Abilekaj: SHBA po ndjek një politikë të gabuar, mbështet një sundimtar në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Abilekaj: SHBA po ndjek një politikë të gabuar, mbështet

Analisti Enton Abilekaj komentoi vizitën e Blinken në Shqipëri. Abilekaj është shprehur se raportet tona me SHBA janë ndërkombëtare dhe ne ato i kemi të shkëlqyera dhe është fat që e konsiderojnë Shqipërinë si shtetin kryesor në Ballkan. Por sipas tij, ata po gabojnë me mbështetjen për Ramën.

Duket që amerikanët janë armiku ynë përballë që po mban Ramën në pushtet por kjo nuk ka asnjë lidhje fare. Ne nuk duhet që të kërkojmë nga amerikanët të na zgjidhin problemet.

Raportet tona me SHBA janë ndërkombëtare dhe ne ato i kemi të shkëlqyere dhe është fat që e konsiderojnë Shqipërinë si shtetin kryesor në Ballkan. Bashkëpunimi dhe sjellja e tyre me qeveritë si një vend  si Shqipëria është e gabuar. A duhet që perëndimorët të bëjnë me Shqipërinë atë që bëjnë në Irak, Kuvajt dhe populli është anti amerikane dhe mbështesin qeveritë pro perëndimore dhe në një vend si Shqipëria që është gati 100% pro perëndimor dhe nuk është e nevojshme të mbështesin  një autokrat si Rama.

Ramën ai duhet ta mbështesë në raport me mirëqenien dhe demokracinë. Kam qenë në mitingun e Baker dhe njerëzit iknin me dëshirën e tyre. Besimi i Shqiptarëve në atë kohë ishte i jashtëzakonshëm dhe iu shpërblye ai besim pasi u çlirua Kosova disa vite më pas”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje