TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2024, 07:12

Andi Bushati: Rama goditi Kurtin për të provokuar Blinken, por Sekretari nuk ia ngriti topin

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati: Rama goditi Kurtin për të provokuar Blinken, por

Analisti Andi Bushati ka komentuar konferencën për shtyp mes kryeministrit Rama dhe Sekretarit Amerikan të shtetit Antony Blinken ku u fol edhe për Kosovën dhe tensionet e fundit që kanë lindur për shkak të heqjes së dinarit serb.

Në një intervistë për "Të Paekspozuarit", Bushati tha se Rama u përpoq ta godiste Albin Kurtin në konferencë për ta shtyrë edhe Sekretarin e Shtetit që të bënte deklarata kundër tij, por Blinken nuk foli për këtë çështje duke mos "ia ngritur topin".

Analisti i referohet deklaratës së Ramës, ku kritikoi Kurtin se po mendon për vota dhe jo për Kosovën.

"Ishte e vetmja sekuencë e vizitës, ku Rama dhe Blinken patën kontradiktë. Blinken tregoi që nuk do të flasë për këtë gjë, por Rama donte ta yshte të fliste për këtë gjë.

Fjala e parë që mbajtën, aty Blinken nuk e përmendi fare. Rama provokoi që aty.

Pastaj pyetjet e porositura, donin ta provokonin të fliste dhe ai devijoi. Qëllimi kush ishte? Mos harroni konferencën me presidentit Macron, që Rama tha se mund të anulohen vizat për Kosovën, ndërkohë që vizat i morën në janar.

Pra Rama do të marrë një lojë paternalisti ndaj Kurtit dhe mundohet të shfrytëzojë çdo lidhje ndërkombëtare për të goditur qeverinë e Kosovës.

Kjo është e vetmja kontradiktë që u shfaq sot, sepse Blinken nuk ia ngriti këtë top", tha Bushati.

Lini një Përgjigje