TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2024, 17:59

4 të infektuar në dy ditë, rritet numri i të prekurve nga fruthi

Shkruar nga Pamfleti

4 të infektuar në dy ditë, rritet numri i të prekurve nga

Numri i të infektuarve me fruth po vjen në rritje në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik përgjatë dy ditëve të fundit ka identifikuar edhe katër raste të reja të fruthit.

Numri total i fëmijëve të infektuar me fruth që prej 9 janarit ka arritur në 26.

Ekspertët bëjnë me dije se rreth 80% e fëmijëve të infektuar janë të pavaksinuar, pjesa tjetër janë me një ose dy doza vaksine.

Fëmijët e infektuar janë trajtuar kryesisht në kushte spitalore dhe vetëm një pjesë e vogël kanë qëndruar në kushte shtëpie.

Aktualisht nuk ka asnjë fëmijë të hospitalizuar.

Përhapja e fruthit erdhi pas rënies së mbulesës vaksinale, e cila në rang kombëtar ka zbritur në nivelin e 85.7% me dozën e parë dhe 92.8% me dozën e dytë.

Tirana ka numrin më të lartë të infektimeve deri më tani, 13 fëmijë.

fruthi instituti i shëndetit publik

Lini një Përgjigje