TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2024, 16:55

Amnistia Penale/ Mazhoranca vendos të pranojë propozimet e PD-së së Bashës, në këmbim të votave

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia Penale/ Mazhoranca vendos të pranojë propozimet e PD-së

Javën e ardhshme do të votohet amnistia penale.

Mazhoranca ka vendosur të pranojë propozimet e Partisë Demokratike, të paraqitura nga Enkelejd Alibeaj.

Sipas amendamentit të paraqitur prej tij, pjesë e amnistisë do të bëhen edhe protestuesit e viteve 2018-2020.

Miratimi i amnistisë penale kërkon 84 vota në parlament, ndaj dhe siç duket mazhoranca ka vendosur të pranojë propozimet e demokratëve për të arritur votat e nevojshme.

“Do ta përmbyllim javën që vjen këtë draft në komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë ku duhen 84 vota. Janë depozituar disa amendamente të cilat do të shqyrtohen në komisionin e ligjeve javën tjetër dhe më pas në seancë. Për disa propozime që ka bërë opozita kemi qasje pozitive”, tha Ulsi Manja.

Përfitues të amnistisë penale pritet të jenë 600 të burgosur, mes të cilëve edhe personat e dënuar në mungesë, ata që janë në kërkim ose me dënim të formës së prerë.

Amnistia është konsideruar si nevojë për t’u miratuar për shkak të mbipopullimit në burgje.

ulsi manja amnistia penale

Lini një Përgjigje