TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2025, 11:55

Fondet e RTSH në duart e të hetuarit nga FBI, Knidi Bashari; vëllai i Evgjenisë që verifikon pasuritë e shtetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Fondet e RTSH në duart e të hetuarit nga FBI, Knidi Bashari;
Knidi Bashari /

Ka qenë këshilltar për investimet dhe kontratat në dy ministri e në kryeministri dhe këshilltar ekonomik në Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë, me aktivitet mafioz si Dorjan Duçka i Edi Ramës dhe i dosjes “McGonigal”...

Pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, në zyrat e qeverisë depërtoi Knidi Spiro Bashari, një personazh i dosjeve hetimore të drejtësisë shqiptare dhe agjencive amerikane të hetimit, për aktivitete kriminale në rrjetet kibernetike.

Në muajin shkurt 2016, Byroja Federale Amerikane e Hetimeve (FBI) i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Shqipërisë një kërkesë për informacion lidhur me aktivitetin e kompanisë “KEMINET Sh.p.k.”, ku ortak ishte shtetasi Knidi Bashari, si dhe për profilin e këtij biznesmeni, i cili mbante funksion shtetëror si këshilltar në qeveri.

Kjo kërkesë u bazua në një raport të FBI-së, Prokurorisë së Distriktit Perëndimor të Nju Jorkut dhe Seksionit të Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, të cilat e kishin skeduar Knidi Basharin në një hetim për krime kompjuterike, në shkelje të ligjeve penale të Shteteve të Bashkuara.

Më konkretisht, Knidi Bashari dyshohej se interceptonte kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke mundësuar sulme të grupuara për kontrollin, bllokimin dhe fshirjen e shërbimeve konfidenciale kibernetike.

Këto ndërhyrje kryheshin nëpërmjet krijimit të një mekanizmi infektues të serverëve. Për këtë arsye, drejtësia amerikane kërkoi nga partnerët shqiptarë të dhëna mbi aktivitetin e biznesit dhe informacion të plotë mbi kompjuterët që lidhen me adresën e serverit “IP…119” të kompanisë “KEMINET Ltd.”, si dhe çdo informacion mbi abonentin dhe logjet përkatëse që kishin lidhje me këtë server.

Por, pas hetimit nga FBI dhe raportit të dërguar drejtësisë shqiptare, ndaj Knidi Basharit nuk u krye asnjë hetim në Shqipëri. Përkundrazi, ai vijoi detyrën si Këshilltar për Investime dhe Kontrata Koncesionare në qeveri, Këshilltar Ekonomik në Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) dhe Këshilltar i Jashtëm Ekonomik në Kryeministri, me aktivitet mafioz, në një model të ngjashëm me Dorjan Duçkën e Edi Ramës, të përfshirë në dosjen “McGonigal”.

Ndërkohë, Knidi Bashari është emëruar Kryetar i Bordit të Administrimit Ekonomik-Financiar të Radio-Televizionit Shqiptar, me detyrë planifikimin e fondeve për investime, kontrata, paga dhe shpenzime.

Fondet e RTSH në duart e të hetuarit nga FBI, Knidi Bashari;

Kryetari i Bordit të Administrimit në Radio-Televizionin Shqiptar, Knidi Bashari, është vëllai i Evgjeni Basharit, Kryeinspektores së ILDKPI-së, institucionit që verifikon pasuritë personale dhe familjare të kryeministrit, qeveritarëve, deputetëve, kryebashkiakëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit./Pamfleti

 

knidi bashari fondet e rtsh

Lini një Përgjigje