Teksa festat e fundvitit po afrojnë, Dogana Shqiptare ka bërë me dije se do të jenë në shërbim 24 orë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, njoftohet se pikat kufitare kanë marrë masa të shtuara për fluksin e udhëtarëve dhe atë të transportit të mallrave.
“Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim 24/24, edhe gjatë festave të fundvitit.
Në zbatim të një plani të posaçëm organizativ, janë marrë masa të shtuara operacionale për të përballuar fluksin e rritur të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve gjatë festave të fundvitit, duke garantuar shërbim të pandërprerë dhe eficient.
Këto masa synojnë lehtësimin e procedurave, shmangien e vonesave dhe rritjen e sigurisë në pikat doganore”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje