TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2025, 10:11

SPAK me drejtim të ri, Klodian Braho falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
SPAK me drejtim të ri, Klodian Braho falënderon
Klodian Braho dhe Altin Dumani

Në Prokurorinë e Posaçme po mbahet ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani, te kryetari i ri Klodian Braho, i cili u zgjodh me e 7 vota të anëtarëve të KLP-së. 

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës. Fillimisht ai vlerësoi paraardhësit e tij, Arben Krajën dhe Altin Dumanin dhe theksoi se fokusi i tij do të jetë funksionimi i ligjit. 

Brahu u shpreh se misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale duke shhtuar se do të punojë në interes tgë shqiptarëve. 

"Marrja e kësaj detyre, më shumë se një moment simbolik, është një angazhim për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK-ut dhe për të forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve ndërkombëtarë, SPAK-u është konsoliduar si një strukturë solide e ndjekjes penale

Dëshiroj të vlerësoj paraardhësin në detyrë, zotin Kraja, për kontributin e tij në momentet e para të ngritjes së institucionit dhe për punën në vendosjen e grupeve të para që i dhanë formën që ka sot, si dhe zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij, duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut.

Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im, siç edhe kam përmendur përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës së tyre. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK-ut. Bashkëpunimi i ngushtë dhe i bazuar në besimin reciprok mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet, duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun, duke respektuar kornizën ligjore. Të nderuar kolegë, misioni i SPAK-ut shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe do të punojmë krah për krah me përkushtim në përmbushje të zotimit tonë ndaj Kushtetutës dhe ndaj qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Braho në ceremoninë e marrjes së detyrës.

 

klodian braho spak altin dumani

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kush jane nderkombetaret!!!??? Na hapni more syte se na jane mbushur me sklepa nga kjo fjale.

    Lini një Përgjigje