TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2025, 07:45

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

Shkruar nga Pamfleti
“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori
Lapaj-Zhusti

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas tij, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force.

Zhusti thotë se publikimi i fotos i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit. Ai ka publikuar edhe mesazhe ku i kishte kërkuar Gerti Kames që fotoja të mos postohej, kërkesë për të cilën, sipas tij, kishte marrë garanci.

Ndër të tjera Zhusti i drejtohet Lapajt duke i thënë ‘Më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend’.

Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:

Eh, mor LLAPA…

Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.

Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh

(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…

Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.

Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejf mbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.

Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…

aktori i njohur përplaset me adriatik lapajn

4 Komente

  1. X
    Xhemile..

    MENDIMI I AKTORIT NUK ESHTE NE BAZA NJERZORE SEPSE SI NJERI PUBLIK QE ESHTE VIKTORI ARTISTIN NJERZ ME KLAS E MIRKUPTOJN NE NUK JEMI REPUBLIK NJI PARTJAKE POR REPUBLIK PARLAMENTARE QE FUNKSIONOJN SHUM PARTI NE PARLAMENT . DHE VET PARTIJA NE PUSHTET CILA DO QOFT NUK I LEVERDIS TE JET PARLAMENTI NJI PARTJAK VETEM KOMUNIZMI I TILL ESHTE .DO VI KOHA QE NJQS FITON MBI 75 MANDATE NJI PARTI ZGJEDHJET DO PERSERITEN .VEPRIMTARIJA POLITIKE DHE OPINJONI PUBLIK PER PARTIN SOCIALISTE DHE RAMEN ,BRENDA DHE JASHT VENDIT ESHTE 100% .I BESUSHEM . NGA PUNA Q PA LODHUR INDIVIDUALE E VET KRYEMINISTRIT RAMA . KA PUNU PER EMIGRANTET RAMA DHE PUNON PRAP QE TJU NJIFEN PENSIONET KUDO NE EUROP EMIGRANDVE . PRANDAJ FITORILJA E TIJ ESHTE MAKSIMALE NDERSA ARTISTI DHE MIQET E TIJ JAN INDINJU PA ARSYJE . POPULL SHQIPTAR VEPRIME DHE GJYKIME TE PERSONALITETEVE SI ARTIST ZHYSTI RESPEKT PER ARTISTIN NA DEMTOJN DEMOKRACIN E BRISHT TE SHQIPRIS DHE ULIN PARTIN NE PUSHTET PRANDAJ NE SHQIPRI DUHET TE JEMI TE PASTER PA GJYKU LIDHJET DHE BIOGRAFIT E MONIZMIT POR TE JETOJM TE LIR SE GJYSEM SHEKULLI ISHIM TE IZOLUAR DHE ISHIM TE PA FE .DO NDRYSHOJM KAHJEN E DREJTIMIT TE VENDIT TIM DREJT DEMOKRACIS DHE MENDIMIT TE LIR .JU PERSHENDES DHE PA KEQKUPTIME SE ZHYSTIN E KAM MIK ..

    1. H
      Hyseni

      SHQIPERIA PO ECEN DREJT DEMOKRACIS 45 VJET KOMUNIZEM 35 VJET GJOJA DEMOKRACI ME AJDUTET BALLUK EDI RAMA ME KOKEN ME BEQAJ ETJ E TJER ME KRIM TE ORGANIZUAR ME VRASJE ME PERDHUNIME ME RROGA E PENSJONE QE NUK MBYLLIN DOT MUAIN KJO ESHTE DEMOKRACIA QE PRESIM TE SHKOJEM KU DY BREZA E KALOJEN JETEN NE MJERIM KU TE NJEJTET NJERZ UDHEQIN VENDIN KU TE DY VIJEN NGA BIJT E DIKTATURES

    2. T
      Tony

      Keta me qelbesirat e rinj "politikane" jane si ajo draha (shkuma e qelbur) kur gjyshet e nenat tona fisnike zienin gjelle ne tenxhere e dilte kjo shkume e qelbur. Kujtojne morracaket pa tru se jane ajke por harrojne se jane drahe.

      1. G
        Gentjan feshti

        Politikanët shpesh i përdorin artistësh si mburojë ose për ti vënë në lojë por Zhusti nuk është nivelin e Llapist Sorrosit që i lëvizet njëherë Ramsit e Salihviçit për kolltuk po ne jemi popull që vetëm na tallin e na përçajnë ca morracak

        Lini një Përgjigje