Dom Gjergj Meta, komentoi zhvillimet shkencore, të cilat, sipas tij, po kthejnë mbrapa “zhvillimin e brendshëm të njeriut”. Sipas tij, antisemitizmi dhe racizmi janë ringjallur ndërkohë që jemi në kulmin e të drejtave të njeriut.
“Zhvillimi i shkencës na ka lehtësuar jetën në aspektin e komunikimit apo udhëtimeve. Por, jo gjithmonë zhvillimi i teknologjisë do të thotë patjetër zhvillim të brendshëm të njeriut.
Pavarësisht se njeriu mund të ecë para në aspekte të jashtme të tij, mund të ecë mbrapa në aspekte të tjera. Kush e mendonte që 80 vite pas Luftës së Dytë Botërore do të kishim luftëra të tjera në dyert e Evropës”, tha Dom Gjergj Meta, për “ÇdoKënd”, në A2CNN.
Lini një Përgjigje