Presidenti i Republikës ka firmosur sot dekretin për lirimin nga detyra të ambasadorit Ilir Gjoni, përfaqësues i Shqipërisë në NATO.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”.
Dekreti është bërë me propozim të Kryeministrit dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. Në përmbajtjen e tij, neni 1 përcakton qartë se “Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.”
Ilir Gjoni ishte dekretuar ambasador po nga Begaj në vitin 2023 dhe për arsye që ende nuk janë zyrtare, ka dekretuar edhe lirimin nga detyra ditën e sotme. ai ka pasur edhe 1 vit mandat, ndërkohë qënuk dihet pasuesi.
Lini një Përgjigje