Kjo skemë për t’ia dhënë gati privatit, po realizohet pasi shteti në 6 vitet e fundit ka investuar në total 112 milionë Euro për rikonstruksionin dhe pajisjen e godinave e mjediseve të tyre...
Protestës së pedagogëve për rritjen e pagave dhe investimin në laboratorët e kërkimit shkencor, kryeministri Edi Rama, iu kundërvu me kërcënimin për privatizimin e 12 universiteteve shtetërore.
Mirëpo Babloku e bëri realitet, me Vendim Qeverie nr. 741, datë 23 nëntor 2022, duke nisur projektin për t’i kaluar universitetet në duart e privatit, si PPP nën maskën e gjoja zhvillimit të tyre nëpërmjet administrimit me fondacione, të cilët do t’i përzgjedh Ministria e Arsimit.
Projekti i kalimit në administrim privat të 12 universiteteve publike në Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan e Gjirokastër me gjithë pronësitë e godinave, po përpunohet nga klientët e Bablokut dhe do t’i dërgohet ministres Evis Kushi ta firmosë e paraqesë si studim të ministrisë.
Por “ujqërit” që do grabisin universitetet publike, për të ardhurat e mëdha financiare nga studentët e pasuri të paluajtshme që kanë këto institucione, i janë vërsulur dhe arsimit të mesëm profesional që ka ndërtesa mësimore, konvikte, sipërfaqe tokash, qendra praktikash mësimore e të ardhura nga nxënësit në 11 qarqe.
Në këtë projekt, fillimisht administrim me koncesion e më pas privatizim, janë këto shkolla:
- Në Qarqet Tiranë e Elbasan/ Shkolla Elektrike "Gjergj Canco”; Hoteleri-Turizëm; Ndërtimi "Karl Gega"; Shkolla Ekonomike; Shkolla Bujqësore- Kamzë; Shkolla "26 Marsi", Shkolla Agrobiznes (Golem); Shkolla "Mihal Shahini", "Sali Ceka", "Ali Myftiu" e “Halit Berzhesta".
- Në Qarqet Durrës e Shkodër/ Shkollat Profesionale "Beqir Çela", Shkolla Teknologjike "Hysen Çela"; Shkolla "Arben Broci", Shkolla Pyjore "Kolë Margjini"; Shkolla "Kolë Idromeno", Shkolla Teknologjike "Hamdi Bushati" dhe Shkolla Teknike-Veterinare "Zija Buliqi”.
- Në Qarkun Korçë/ Shkollat Teknike "Demir Progri" e "Enver Qiraxhi"; Shkolla e Ndërtimit; Shkolla TIK "Fan Noli”; Shkolla e Agrobiznesit "Irakli Terova" dhe Shkolla "Isuf Gjata".
- Në Qarqet Vlorë e Fier/ Shkolla Teknike Hoteleri-Turizëm "Antoni Athanas”; Shkolla Industriale "Pavarësia"; Shkolla Tregtare; Shkolla Mekanike Bujqësore; Shkolla "Petro Sota" dhe Shkolla Bujqësore "Rakip Kryeziu".
- Në Qarqet Berat, Lezhë, Dibër e Kukës/ Shkolla Profesionale "Kristo Isak"; Shkolla "Myrteza Kepi"; Shkolla Profesionale Poliçan; Shkolla "Stiliano Bandilli; Shkolla profesionale "Kolin Gjoka"; Shkolla Industriale Rubik; Shkolla Profesionale "Nazmi Rushiti" e "Papa Gjon Pali II” dhe shkolla "Havzi Nela".
Këto 39 shkolla të mesme profesionale. janë në vartësinë e Ministrisë së Ekonomi-Financave, por kjo ministri, me justifikimin se nuk i menaxhon dot më, i ka propozuar Bablokut të kalojnë me administrim privat në formë koncesionesh e pas 2 viteve testim pas të privatizohen,
Kjo skemë për t’ia dhënë gati privatit, po realizohet pasi shteti në 6 vitet e fundit ka investuar në total 112 milionë Euro për rikonstruksionin dhe pajisjen e godinave e mjediseve të tyre
Babloku, që bën sikur nuk di gjë, por realisht e ka urdhëruar vetë këtë variant privatizimi për miqtë dhe klientët e tij, i ka dhënë miratim ministreshës Delina Ibrahimaj, të përgatisë një raport-studim për administrimin privat të këtyre shkollave./Pamfleti
Lini një Përgjigje