TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2023, 10:13

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e familjarëve të viktimave, dosja e 21 Janarit i kalon Prokurorisë së Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e familjarëve të viktimave, dosja e
Pamje nga protesta e 21 Janarit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur në Dhomë Këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit.

Familjarët kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

Me këtë vendim çështja e 21 janarit nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, duke i kaluar përfundimisht prokurorisë së Tiranës.

Edhe më herët familjarët e viktimave të 21 janarit kanë shprehur mosbesimin e tyre se çështja mund të zbardhet në një gjykatë të zakonshme.

Gjatë protestës së 21 janarit 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit u hetuan ish-Shefi i Gardës së Republikës Ndrea Prendi si edhe disa gardistë, të cilët tashmë janë të gjithë të lirë.

Çfarë ndodhi në 21 janar 2011?

Demonstrata e 21 Janarit ishte kulmi i një angazhimi të gjatë politik të opozitës së kryesuar nga Edi Rama, e cila që prej vjeshtës së vitit 2009 po vijonte me kauzën kundër qeverisë me moton “Hap kutitë ose largohu!”.

Në fillim të janarit 2011 në një emision investigativ u publikua videoja e ish-zv.kryeminstrit Ilir Meta dhe vartësin e tij, të ndjerin Dritan Prifti duke folur për disa koncensione në këmbim të një shumë parash.

Nisur nga kjo video, opozita e kryesuar nga Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë pikërisht më datë 21 janar 201. Demonstrata nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë. Hetimet e atëhershme zbuluan se ishte Garda e Republikës ajo që qëlloi dhe një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha konfirmoi se të paktën njërën prej vrasjeve e kreu Garda e asaj kohe. 

21 janari

Lini një Përgjigje