TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2023, 09:04

“Muxhahedinët gënjenin sy për sy”, gazetari tregon se ku gaboi media në aksionin e MEK

Shkruar nga Pamfleti
“Muxhahedinët gënjenin sy për sy”, gazetari tregon se
Foto Ilustruese

Gazetari Igli Çelmeta deklaroi se dyshohet që mes muxhahedinëve ka agjentë të infiltruar.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari tha se para se mediat t’u jepnin zë dhe figurë muxhahedinëve, që sipas tij, gënjenin sy për sy, duhet të prisnin një njoftim zyrtar të policisë. Në këto kushte Çelmeta thotë se forma si ky aksion policor u bë mediatik ishte jo e duhura.

“Që policia të bëjë kontrolle në kampin e MEK duhet një vendim gjykate dhe për kontrollet që kreu Policia e Shtetit kishte një vendim nga Gjykata e Posaçme pasi SPAK kishte kërkuar të bëheshin kontrolle. Jam paksa i pakënaqur me mënyrën si reaguam ne mediat për këtë kontroll të Policisë së Shtetit në kampin e MEK. Duhet të prisnim të përfundonte kontrolli i Policisë së Shtetit, të dilte me një deklaratë zyrtare Policia e Shtetit dhe më pas të shkonim ne të gjitha mediat dhe t’i jepnim zë dhe figurë muxhehedinëve të cilët gënjenin sy për sy që policia po i dhunonte, madje ka pamje filmike që ata po dhunonin Policinë e Shtetit. Shtrihen para furgonëve të policisë, iu bllokojnë rrugën dhe nuk ka asnjë lloj dhunë fizike të policisë ndaj muxhahedinëve", u shpreh Çelmeta

aksion mek gazetari muxhahedine

Lini një Përgjigje