TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2023, 10:17

Gazetarja përplaset me analistin: Nuk krahasohet Himara me Veriun e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja përplaset me analistin: Nuk krahasohet Himara me Veriun e

Gazetarja Esmeralda Mulaj dhe analisti Blerim Gashi debatuan pasi ky i fundit paralelizoi situatën në veriun e Kosovës me Himarën sa i takon njohjes së zgjedhjeve.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, moderatorja e ka kundërshtuar një koment të tillë e cila insistoi se është gabim të krahasosh veriun me Himarën kur mes dy vendeve nuk mund të hiqet një paralele.

Pjesë nga biseda:

Mulaj: E tha vetë Escobar, kemi njohur pavarësinë e Kosovës, i kemi qëndruar në krah, kemi ndihmuar në pavarësinë e saj, njohëm zgjedhjet edhe pse me 3%, ajo që kërkuam ishte mos t’i fusnin në godina për të mos krijuar një situatë tensioni ne veri ku dihet që aty përplasen dhe shumë interesa.

Gashi: Në këtë mori që përmendje ta nxjerr një për hatër të analizës edhe që ta kuptojmë si është gjendja. Nesër mund të ngrihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të thonë ne i njohim zgjedhjet si legjitime në Himarë edhe pse komuniteti grek në Himarë ka vendosur mos të marrë pjesë për shkak të sabotimit dhe ndikimit të politikave greke.

Mulaj: Tani ju lutem shumë, mos e krahasoni Himarën me veriun e Kosovës sepsë është gabim fatal dhe nuk ka asnjë lidhje. Unë nuk krahasova Enver Hoxhën me Albin Kurtin, por krahasova izolimin ku kemi jetuar me atë që ju po pretendoni se mund të mbijetoni dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Himara nuk ka asnjë paralele me veriun e Kosovës.

Gashi: Ka paralele se keni komunitet grek, fatmirësisht Greqia nuk është Serbi, nuk është hegjemoni.

Mulaj: Ka minoritet grek, por nuk ka grek që as e administrojnë, as e qeverisin, as e drejtojnë Himarën. Ka pasur shqiptarë vazhdimisht.

Gashi: Supozojmë, nuk e kontestojmë ne që s’është shqiptare. Këtu është argumenti i zotit Kurti dhe qeverisë kosovare, ato nuk janë komuna serbe, ata janë komuna kosovare.

Mulaj: Po pra, por ne nuk kemi administrim ndërkombëtar, nuk kemi as KFOR-in, as UMNIK-un.

Gashi: As ne nuk kemi administrim ndërkombëtar. Republika e Kosovës është nga 2008-ta e pavarur.

Mulaj: Po dhe kufijtë ja mbron KFOR-i.

Gashi: Po na mbron sovranitetin e jashtëm, por ne kemi dhe ushtrinë tonë me ligj.

analist hiumare ksove gazetare

Lini një Përgjigje