TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2023, 10:29

Aksioni në kampin e MEK, prokuroria merr në pyetje 10 muxhahedinë

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni në kampin e MEK, prokuroria merr në pyetje 10
Tensionet mes policisë dhe muxhahedinëve në kampin e MEK

10 muxhahedinë janë marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Durrësit si dëshmitarë në ngjarjen e ndodhur paraditen e së martës, 20 qershor, në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Iranianët janë pyetur dje në lidhje me pretendimet se policia ka ushtrur dhunë ndaj tyre si dhe me sprajtin që kanë hedhur janë përgjegjës për humbjen e jetës së një anëtari në kamp.

Burime nga organi i akuzës thonë se edhe gjatë dëshmisë së dhënë dje ata kanë mbajtur po të njëjtin qëndrim.

Më herët, për këtë pretendim, autoritetet shqiptare deklaruan se nuk është ushtruar dhunë ndaj muxhahedinëve.

Policia dhe Prokuroria nuk kanë mundur të sekuestrojnë ende kamerat brenda kampit, dhe për këtë janë detyruar që me një kërkesë t'u drejtohen përfaqësuesve të muxhahedinëve për t'u dhënë pamjet e kamerave të sigurisë.

Ditën e sotme dhe në vijim pritet të merren në pyetje persona të tjerë iranianë, mes të cilëve edhe 6 personat që u proceduan në gjendje të lirë për 4 akuza. Në lidhje me 78-vjeçarin që vdiq në kamp, Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.

Ndërsa po punohet në drejtim të analizimit të pamjeve filmike të bëra nga dy palët, policia dhe muxhahedinët.

Mbi bazë të tyre dhe pamjeve filmike pritet te identifikohen personat përgjegjës për dhunën, dhe nëse provohet pritet të firmosen edhe urdhër ndalime për ata që ushtruan dhunë.

Ndërkaq situata në kamp paraqitet e qete dhe nuk ka prezence të policisë.

aksioni në kampin e mek prokuroria 

Lini një Përgjigje