TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2023, 19:38

Çfarë po gatuhet me Gërdecin? Nga gjykimi i shkurtuar te zvarritja e gjyqit, si po ja hedh paq Mediu

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po gatuhet me Gërdecin? Nga gjykimi i shkurtuar te

Në dy muaj është zhvilluar vetëm 1 seancë për Mediun dhe nëse ai ja hedh paq, atëherë drejtësia ka dështuar...

Tradita e zvarritjes së proceseve gjyqësore vijon në drejtësinë shqiptare. Ndonëse reforma do të sillte drejtësi dhe një frymë të re, duket se manovrat nuk kanë të ndalur. Sot duhej të mbahej në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, sa i takon shpërthimi në Gërdec. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, mirëpo në prapaskenë duket se po luhet një lojë e pistë.

Seanca e sotme u shty sërish, duke bërë që në afro dy muaj të jetë mbajtur vetëm një seancë për Mediun. SPAK e mori atë të pandehur që një vit më parë, mirëpo gjykimi po has pengesa.

Më 8 mars  duhej të mbaje seanca paraprake, por ajo u shty dhe shkak ishte prokuroria. Më 23 mars dështoi sërish po seanca paraprake. Gjykata nuk legjitimoi familjarët e viktimave si palë në proces, duke mos i lejuar në seancë.

Më 6 prill u mbajt seanca e radhës, ku u duk se do niste gjyqi. Mirëpo në atë seancë pati po një zhvillim të dyshimtë. Ndonëse ishte seanca e parë, gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për Mediun. Kjo do të thotë se gjyqi vijon me provat aktuale dhe ai përfiton ulje të dënimit.

Sot u duk se do kishte zhvillime për të dëgjuar palët, mirëpo seanca u shty sërish. Madje në seancë pati dhe përplasje mes familjarëve të viktimave dhe gjyqtarëve.

Në Gërdec u vranë 26 persona dhe familjarët kërkojnë ende drejtësi. Mediu është i pari zyrtar politik që gjykohet dhe duket se po gatuhet diçka e dyshimtë. Seancat po shtyhen, po ashtu familjarët nuk lejohen si palë dhe vetë Mediu përfiton gjykim të shkurtuar. Mos vallë po gatuhet ndonjë pazar që ish-ministri t’ia hedhë paq. Nëse ai del i pafajshëm apo dënohet me gjobë nga ky proces, atëherë reforma ka dështuar. SPAK-ut dhe GJKKO do ju mbesë vetëm emri. /Pamfleti

mediu gerdeci shperthim gjyqi

Lini një Përgjigje