TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2023, 09:42

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, Zamira Durda përplaset me gjyqtaren

Shkruar nga Pamfleti
“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, Zamira

Mungesa e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Arben Kraja, ka shtyrë pretencën në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.

Në seancën gjyqësore të parë për Fatmir Mediun, Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit, ka pasur një debat me gjyqtaren e çështjes në GJKKO. Durda ka kërkuar drejtësi teksa thotë se ka 15 vite që endet gjykatave.

Dua drejtësi për fëmijën tim. Kam 15 vjet që endem dyerve të gjykatave. Fëmija im 7 vjeç nuk i njihte predhat. Fëmija im sot ha bar”, ka thënë ajo.

Gjykata tha për këtë kërkesë se do të shprehet në fund kur të jepet vendimi. Seanca e radhës për çështjen “Gërdeci” u caktua më 9 maj në orën 14:00.

Dosja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda e cila humbi fëmijën në tragjedinë që u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por ndërsa fati i ish-ministrit do jetë në duart e gjyqtarit paraprak që pritet ta kalojë në gjykim themeli.

Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha.

Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

gërdeci fatmir mediu

Lini një Përgjigje