TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2023, 13:32

Favorizoi një të dënuar me burgim të përjetshëm, KPK shkarkon me shumicë votash gjyqtarin e Elbasanit 

Shkruar nga Pamfleti
Favorizoi një të dënuar me burgim të përjetshëm,


Taulant Tafa, gjyqtari Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan u shkarkua të hënën me shumicën e votave të  trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu rivlerësimin e tij. Tafa, ndaj të cilit u zhvilluan dy seanca dëgjimore, nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes që u ndoq nga mbrojtësi i tij Rezart Kthupi.

Gjatë seancave dëgjimore Tafa dha shpjegime për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin Taulant Tafa u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm Steven Kessler.

Taulant Tafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Në korrik 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë argumentoi se vendimi kishte favorizuar të dënuarin për vrasje dhe kërkoi shkarkimin e Tafës, por KLGJ vendosi masën e pezullimit 3-mujor për subjektin.

taulant tafa

Lini një Përgjigje