
Gazetari Andi Tela ka ngritur pikëpyetje lidhur me task forcën e SPAK në zgjedhje, që ka idenfitikuar shumë pak raste të krimeve zgjedhore, mes të cilave më shumë nga PD dhe PSD, por jo nga mazhoranca.
Debati në "Mcn Tv":
Andi Tela: Çfarë ka bërë të mirë kjo qeveri që njerëzit gjithë dashuri kanë votuar PS? Si ka mundësi që u bë strukturë e posaçme e SPAK, që do të ndihmonte për zgjedhje të lira dhe të barabarta dhe ka marrë nën hetim 10 raste? Këto janë për PSD dhe PD. Nuk ka asnjë rast ku SPAK mund të hetonte partinë në pushtet? Në këtë formë ka legjitimuar fitoren e partisë në pushtet.
Preç Zogaj: Ngre pyetje që praktikisht përgjigja është, si ka mundësi që një parti fiton për herë të katërt? Kur nuk ka alternativë i merr.
Andi Tela: Njerëzit janë të pakënaqur me qeverinë dhe opozitën, por pse e përkthejnë këtë vetëm në 10% te partitë e vogla?
Preç Zogaj: Ata kanë vënë egon në qerre, nuk janë bashkuar.
Lini një Përgjigje