TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 22:36

Sulmet e Ramës, Dervishi: Pse SPAK nuk duhet të hetojë kreun e qeverisë?

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Ramës, Dervishi: Pse SPAK nuk duhet të hetojë kreun e

Gazetari Ferdinand Dervishi në emisionin ‘Të Pashoq’ e konsideroi si një skandal deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, duke i çuar SPAK paralajmërimin që të mos shkonin te telefoni i tij. Dervishi tha se SPAK sa herë që ka nisur një hetim, ka nxjerrë peshq të mëdhenj.

“Duke shkuar SPAK te Kryeministri, i bie që PD të vijë në pushtet. Por nuk është kjo mënyra që të vijë një parti në pushtet. Në pushtet vihet me votë, jo me goditjen e kundërshtarit.

Deklaratat e Ramës ndaj SPAK të papërgjegjshme. Rama i thotë SPAK mos hajdeni te telefoni im. Po pse çfarë të keqe ka, nëse ligji është mbi të gjitha, atëherë pse mos shkojnë edhe te telefoni i tij?

Pse çfarë është Kryeministri, Zoti mbi tokë?”, tha Dervishi.

 

Lini një Përgjigje