TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 22:25

Krimi zgjedhor dhe përfshirja e SPAK, Dervishi: Propozimi i kreut të “Acromax” për rrjetet sociale, nismë domethënëse

Shkruar nga Pamfleti

Krimi zgjedhor dhe përfshirja e SPAK, Dervishi: Propozimi i kreut të

Në pjesën e dytë të podcastit “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube të “Pamfletit” gazetari Ferdinand Dervishi foli sa i takon qasjes së SPAK ndaj krimeve zgjedhore dhe propozimit të kreut të “Acromax”, Aldor Nini për krijimin e një mekanizmi për monitorimin e mediave sociale.

Për Dervishin, kjo nismë ishte Aldor Ninit është një ogur i mirë. Sipas tij, mediat sociale janë një mjet i fuqishëm për desinformim dhe manipulim, gjë që mund të ndikojë në zgjedhje.

Pjesë nga intervista:

-Ka pretendime të forta se PSAK do të merret seriozisht me krimet elektorale, ka ngritur një task forcë, do të bashkëpunoj me prokurorinë e Përgjithshme KQZ etj. Gjithashtu kreu i “Acromax”, Aldor Nini ka shkuar në SPAK për të propozuar një plan pune për krimet zgjedhore, pasi sipas tij një betejë e mirë për deformimin e votës bëhet edhe në rrjetet sociale.

Ferdinand Dervishi: Më pëlqeu propozimi i Aldor Ninit. Nuk e njihja, mu duk një qytetar me ndërgjegje që e ka vënë re atë që mund të ndodh ose ka ndodhur dhe thotë që dua të jap edhe unë ndihmesën time.

-Janë vërtetë rrjetet sociale një “skenë krimi” zgjedhor?

Ferdinand Dervishi: Sigurisht që janë. Ja të jap një shembull. Mbaj mend kur ka qenë historia e UÇK-së në Kosovë. Amerikanët fillimisht e shpallën organizatë terroriste. Në Serbi në Greqi bënin emisione të gjitha kundër UÇK-së. Ata thonin që UÇK-ja është organizatë terroriste që furnizohej me çara droge etj. Në një moment që ndryshoi qëndrimin dhe ndodh maskara e Rejçakut, unë aty pash se çfarë të bën media.

Pashë media botërorë që u morën shumë fort me këtë. Mediat në Amerikë u morën shumë me atë sa që politika në Amerikë ndryshoi mendje për Kosovën. Kjo është fuqia e medias. Ka plot raste. Ky i Kosovës është në drejtimin e duhur, por ka dhe shumë raste kur përdoret për të orientuar në drejtimin e gabuar.

Lini një Përgjigje