TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 21:35

SPAK përgjim masiv gjatë zgjedhjeve? Eksperti: Kanë marrë një pajisje shumë të sofistikuar, ja si survejohen telefonat

Shkruar nga Pamfleti

SPAK përgjim masiv gjatë zgjedhjeve? Eksperti: Kanë marrë

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka treguar se SPAK ka marrë një pajisje të fuqishme përgjimi, e cila do të hyjë në punë gjatë zgjedhjeve. I ftuar në podkastin ‘Të Pashoq’ në kanalin e Pamfletit në You Tube, ai tha se falë pajisjeve sot, mund të bëhet përgjim ambiental përmes telefonave, pa pasur nevojë për telefonata.

-Si mund ta bëjë SPAK infiltrimin apo përgjimin gjatë zgjedhjeve?

Pa procedurë të rregullt ligjore përgjimet janë të paligjshme. Shteti shqiptar nuk ka parametra për përgjim masiv. Flitet se SPAK ka marr një pajisje, por nuk ka infrastrukturë. Unë gjykoj se do ketë targete të caktuar. Grupet që njihen. Vjedhja është dhe pjesa ligjore. LSI-së, jo se më afekton, me 110 mijë vota mori 4 deputetë, ndërsa Tom Doshi mori 3. SPAK nuk i ka shpëtuar se ministrat kanë dalë jashtë territorit dhe reklamojnë. Që këtu fillon. Si ikën ti me paratë e shtetit. Po ikin me lekët e shtetit.

-Si është kjo pajisja?

Nuk e di, ndoshta ka dhe kapacitet më të lartë. Telefoni edhe pa filluar bisedën hyn në përgjim. Pra nëse një person është ngjitur me mua ai përgjon. Flitë se SPAK e ka, ndoshta dhe për panik. Eksperiencë për krimin elektoral ka qenë e dobët, ndërsa për të tjerat ka performuar mirë.

 



 

Lini një Përgjigje