
Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës, në emisionin ‘Të Pashoq’ duke folur për hetimin e krimeve zgjedhore nga SPAK, tha se historia këtë rradhë mund të jetë shumë më ndryshe se ajo që ka ndodhur më parë. Rexhepi tha se ne e dimë se çfarë ka ndodhur me ato dosjet e famshme të zgjedhjeve, 184 apo 339, u mbyllën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Por, sipas Rexhepit, ai tha se këtë rradhë situata është më ndryshe.
“Ka një panik në bursë, ka një panik në klanin e Qeverisë. Kryeministri është në panik, bashkë me patronazhistët. Patronazhistët janë një skandal, ai që kisha unë si patronazhist, pinte kafe me njerëz të afërt të mi dhe e dinte sa herë shkoja te dentist. Kjo është njëlloj përndjekjeje”, tha Rexhepi.
Ai tha se do të përdoret variant amerikan, do të kemi ndërhyrje drastike si ajo që ndodhi në SHBA. “Do të ketë ndërhyrje të shpejta, nuk do të kemi gjyqe që shkojnë seanca pas seancash. Në Shqipëri problem është blerja e votës, qoftë edhe përmes punësimeve”, tha Rexhepi.
Lini një Përgjigje