TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 21:07

Hetimet ndaj grupeve shqiptare, zbulohet qyteti ku ruheshin serverat e Sky Ecc

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet ndaj grupeve shqiptare, zbulohet qyteti ku ruheshin serverat e Sky Ecc

Hetimet e kryera nga autoritetet lidhur me përdorimin e aplikacionit Sky ECC nga grupet shqiptare të krimit por jo vetëm, kanë zbuluar qytetin ku ruheshin serverat me mesazhet e shkëmbyera mes eksponentëve të grupit kriminal.

Nga dokumentin e të siguruar nga MCN TV, rezulton se qyteti Rubaix në Francë, është baza ku ruheshin komunikimet e enkriptuara.

Autoritetet franceze kishin nisur përgjimin e serverëve të Sky ECC që nga data 24 qershor 2019, në kuadër të një hetimi penal.

Serverët ishin të vendosur në qendrën e të dhënave OVH në Roubaix, Francë, ku në vijim u bë dekriptimi i tyre, duke mundësuar identifikimin e përdoruesve përmes kodeve që përdornin.

Nëpërmjet këtyre mesazheve janë lidhur të dhëna lidhur me zbardhjen e aktiviteteve kriminale në disa shtete mes tyre edhe në Shqipëri.

Lini një Përgjigje