TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 21:32

Kërcënimet e politikës ndaj SPAK, Rexhepi: Qasje e rrezikshme, komisioni “Xhafaj” u krijua për ta nënshtruar!  

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e politikës ndaj SPAK, Rexhepi: Qasje e rrezikshme,

Në pjesën e parë të podcastit të “TëPashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, ishte i ftuar eksperti i eksperti i kriminalistikes Artan Rexhepi, i cili foli sa i takon sulmeve që PS-PD i kanë bërë SPAK kohët e fundit.

Për Rexhepin sulmet politke nuk janë gjë e mirë dhe dëshira e tyre për ta shkrirë Strukturën e Posaçme janë një ogur i keq. Gjithashtu, ai thekson se nuk duhet të ketë institucion pa asnjë lloj kontrolli.

Pjesë nga intervista:

-Flasim tani për përplasjen mes SPAK dhe palëve politike. Si pushteti dhe opozita po kërkojnë ta shkrijnë SPAK ose të paktën kështu paralajmërojnë? Çfarë prodhon kjo luftë me SPAK-un?

Artan Rexhepi: Rama u hodh në sulm dhe bëri një tërheqje edhe me goditjen që i dha Etjen Xhafajt, ose lër mandatin ose mos dil më të mbrosh kënd. Ai i shkoi linjës së kryeministrit, pasi PS, asnjë intervistë nuk dalin pa lejen e Ramës. Në gjykimin tim, goditjet politike faktikisht ndaj ligjit nuk janë shumë të mira në pjesën formale, por kjo ka një anë tjetër të medaljes. Unë jam i mendimit, e para nuk e mbështes komisionin Xhafaj, sepse deri dje Rama dhe Xhafaj ishin në kontradikta, dhe u bënë aleat që t'i bien SPAK-ut, pasi Prokuroria e Posaçme nisi t’iu afrohej atyre.

Në fakt, në dukje dhe formalisht, Rama nuk është se nuk i ka lëshuar të vetët. Nuk ju ka dalë në mbrojtje në mënyrë flagrante dhe unë çuditem se si asnjëri nuk e hap gojën. Mbase kjo ka qenë pakti, po të kapën nuk të mbroj. Për mentalitetin shqiptar nuk jam për një institucion pa asnjë lloj kontrolli. Është ajo

-Çfarë nënkupton me këtë, kujt i referohesh SPAK?

Artan Rexhepi: SPAK dhe drejtësinë, po

-Ta kontrolloj kush, p.sh se Politika se kontrollon dot?

Artan Rexhepi: Ta kontrollojnë institucionet ligjore, jo politika, nuk e kisha fare te politika.

Lini një Përgjigje