TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 21:22

“Qeveria është në panik”, Rexhepi: SPAK po pastron politikën, po shkojmë drejt shembullit të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

“Qeveria është në panik”, Rexhepi: SPAK po pastron

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka paralajmëruar pastrim të politikës njësoj si në Kosovë.

Duke folur mbrëmjen e sotme në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin e Pamfletit në YouTube, ai tha se politika ka filluar të ndiejë frikë nga SPAK. Sipas ekspertit, pushteti duket se është më i tremburi.

Paniku është ndierë. Këtu rruga po pastrohet penalisht. Jemi si modeli i Kosovës. Ata me Gjykatën Speciale ikën një grup politikanësh që nuk lëvizën dhe përfunduan në burg.  E njëjta gjë po ndodh këtu. Disa jan në burg, por po ikin. Këtë herë SPAK e ka seriozisht. Në intuitën time po them që do të ketë efekt pozitiv. Trembja në kampin e pushteti duket”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje