
Analisti Andi Tela duke komentuar rritjen e besimit të publikut për SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, tha se Prokuroria e Posaçme shihet si personazhi i “Robin Hood”-it.
Në analizën e tij për gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, Tela tha se rritja e konsiderueshme e besimit ndaj Prokurorisë së Posaçme tregon se publiku e sheh këtë institucion si i vetmi që mund të pastrojë ato që janë bërë keq në këtë vend për 30 vjet.
“Kur sheh një rritje të tillë dhe kalon në radhë të parë si institucioni më i besueshëm të krijohet ideja se është krijuar perceptimi se SPAK është Robin Hood për shqiptarët që do përpiqet që të vendosë drejtësinë ndaj atyre që kanë vjedhur gjithçka, si institucioni i vetëm që mund t’i japë zgjidhje arrogancës së pushtetit, sikur SPAK do pastrojë ato që janë bërë keq për 30 vjet në këtë vend”, tha Tela.
Lini një Përgjigje