
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, në emisionin “Të Pashoq” u shpreh se duke folur për operacionet e SPAK që kanë goditur edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, tha se “duhet të bjerë një tërmet që të plasarisë godinën”.
Rexhepi tha se nuk ka qenë orientimi i Sajmir Tahirit kanabizimi i Shqipërisë, pasi vendimet merren në mënyrë vertikale.
“Një oficer policie që është bërë palë me krimin duke ruajtur parcelat e drogës nuk mund t’i shërbejë shtetit.
Policia është frymë. Ai polici i thjeshtë që shikon se çfarë bëjnë shefat e tij, atëherë çfarë mendoni ju?
Policia do reformë nga zero, duhet tërmet. E lanë testin e drogës, pse e lanë? Sepse ka narkomanë plo, droga shitet si rigon në mes të Tiranës”, tha Rexhepi.
Ai tha se në Shqipëri po kopjohen ngjarje që ndodhin në Meksikë.
“Kemi raste kur për një sasi droge që humbet, i rrëmbehet i afërmi, sakatohet, vritet, zhduket. Në Shqipëri nuk ka mafie, ka grupe të rrezikshme kriminale”, tha Rexhepi.
Ai tha se në Shqipëri nuk ka mafie, pasi këtu nuk kemi disiplinë. “Ka grupe të rrezikshme, por jo mafie. Mafia ka disiplinë, këtu nuk ka disiplinë. Kemi organizim krahinor, lokal, fisnor”, tha Rexhepi.
Lini një Përgjigje