TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 22:11

Dervishi: Ja pse SPAK vuri në përgjim anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ç’po luhet me vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Dervishi: Ja pse SPAK vuri në përgjim anëtarin e Gjykatës

Gazetari Ferdinand Dervishi në emisionin ‘Të Pashoq’ duke folur lidhur me përgjimin nga SPAK të anëtarit të Kushtetueses, Gent Ibrahimi, tha se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë histori.

Dervishi tha se çështja që shtrohet është sepse SPAK duhet të shkojë te këto njerëz, që janë ndër më të pushtetshmit.

“Nga dokumenti që Pamfleti ka publikuar, shihet se ka dyshime se për SKY ECC mund të ketë pasur presione ndaj anëtarëve të Kushtetueses.

U vu re një ndërhyrje shumë e fortë, jo për të rrëzuar, por për të rregulluar diçka nëpër rreshta. Dhe nga burimet e mia vihet re se nga ajo që është thënë gjatë gjyqit dhe në vendimin e shkruar të kihet një lehtësim midis rreshtave, pra të kishte ndryshime”, tha Dervishi.

Ai e konsideroi si të ligjshëm përgjimin, pasi gjyqtarët, qofshin edhe anëtarë të Kushtetueses, janë të barabartë përpara ligjit.

“Kanë kaluar 30 ditë dhe vendimi nuk është zbardhur. Kjo është një arsye që SPAK mund të ketë vepruar, duke aplikuar përgjimin. Vendimi i zbardhur do të nxjerri nëse ky hetim do të vijojë ose do të ndryshojë. Nëse vendimi i zbardhur ka probleme, nuk diskutohet që do të vijojë hetimi”, tha ai.   

 

Lini një Përgjigje