
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë, lidhur me mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes. Teksa e ka cilësuar SPAK si një arritje të shtetit shqiptar, Ngjela shprehet se çështja ka mbetur te hetimi dhe pritet goditje nga momenti në moment.
“SPAK arritje e madhe e shtetit shqiptar. Duhet të kuptojmë se ai është hetim dhe hetimet janë sekret. Duhet të kuptojmë se të gjitha ato pika që me të drejtë keni vendosur në skedë janë aspektet e veçanta të korrupsionit në Shqipëri. Prokuroria e Posaçme ka ngecur te hetimi.
Çështja ka mbetur te hetimi, nuk dimë gjë sesi po shkon. Pa arritur këtë sukses anti korrupsion gjithmonë do ta vuajë shoqëria shqiptare. Në këto momente po presim goditjen”, tha avokati për “Report Tv”.
Ngjela u shpreh se korrupsioni në prokurori dhe gjykata, solli krijimin e SPAK.
“Prokuroria dhe gjykata kanë qenë institucione të korruptuara por reforma andej nuk mendohej se e ka eliminuar korrupsionin. Fakti që nuk mendohej se eliminohej korrupsioni doli SPAK. SPAK është krijim artificial në kuptimin e mirë të fjalës. Kushtetuta aktuale e Shqipërisë nuk lejon që të kemi gjykata speciale. Po këto që janë krijuar janë speciale, jo. Sepse prokuroria speciale ka lidhje me prokurorinë e përgjithshme”, u shpreh ai.
I pyetur për sulmet e kreut të PL ilir Meta ndaj Dumanit, Ngjela tha se e sheh si tentativë të tij për t’i bërë thirrje shoqërisë për ta ndihmuar.
“Kjo është mbrojtje publike e Metës. Pas kësaj vjen thirrja që i bën shoqërisë për ta ndihmuar që të bëjnë tubime. Do vemë apo jo deri atje nuk e di. Kështu e kanë bërë të gjithë ata që e kanë përdorur këtë metodë. Humbja e ekuilibrit të Metës ose nxitimi për akuza kuptohet që e ka humbur qartësinë jo nga frika por nga impresioni i brendshëm që i sjell mundësia se mund të akuzohet për një krim. Akuza të krijon një impakt psikik. Shikoni të gjithë perëndimin, nuk mund të shkojë njeri në një gjyq penal i pa mbrojtur nga një avokat”, vijoi ai.
Lini një Përgjigje