
Gazetari Sokol Bregu, teksa foli për numrin e shqiptarëve që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe zbuloi dhe arsyen se pse një numër kaq i madh personash zgjedhin të jetojnë atje.
Sokol Bregu tha se eksponentë të krimit të organizuar zgjedhin të jetojnë në Dubai, pasi janë të sigurt nga atentatet që mund t’u bëhen, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri. Gjithashtu theksoi se shumë prej tyre nuk janë duke u fshehur.
“Mos të harrojmë që pjesa më e madhe e tyre nuk është në fshehje thjesht kanë zgjedhur të jetojnë atje për shkak të mospërplasjeve. Në Shqipëri, mund t’u ndodhë ndonjë atentat, atje e kanë jetën e sigurt”, tha gazetari për Top News.
Duke marrë si shembull atentatin e fundit të ndodhur në Dubai, gazetari Sokol Bregu tha se autorët e vrasjes së biznesmenit u dënuan me vdekje dhe një dënim i tillë bën që të tjerët të mos tentojnë të kryejnë vepra kriminale.
“Atentati i fundit me armë zjarri, ndaj një biznesmeni. Vrasësit ishin kinezë dhe u dënuan me vdekje. Atje nuk ka shaka me ligjin. Nuk janë vetëm ata që kërkohen nga drejtësia shqiptare që jetojnë në Dubai. Ka edhe eksponentë të tjerë të krimit të organizuar që nuk janë në kërkim por për shkak të sigurisë dhe aleancave që kanë zgjedhin të jetojnë në Dubai” theksoi Bregu.
Në investigimin e publikuar nga gazeta zviceriane, rezulton se numri i shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara arrin deri në 5 mijë persona gjatë verës.
Lini një Përgjigje