
Kreu i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi ka reaguar pas problemeve në korrigjimin e testeve, ku (scan tron) nuk ka punuar duke ngritur dyshime për manipulim.
Edhe pse ka pasur shtim të numrit të fituesve dhe hije dyshimi se mos funksionimi i pajisjes ishte një skemë për të futur në drejtësi njerëzit e të ngelurve në veting dhe të politikës.
Provimi i kandidatëve për prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, pasi është dorëzuar ditën e djeshme, është kontrolluar me scantron ku është shpallur edhe lista e fituesve.
Ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë. Por, 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121.
Pasi janë njohur me këtë fakt, 27 prej kandidatëve i kanë dërguar një peticion drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ku i kërkuan anulimin e konkursit.
Lidhur me kërkesën e kandidatëve, Arben Rakipi tha se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht scantron kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100, ku sipas tij, kjo solli ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues. Ai shprehet se provimi nuk të përsëritet, por ankesat po shqyrtohen pasi kanë korrigjuar gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët.
“Ne kemi pasur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional tek kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, tha Rakipi për TCH.
Lini një Përgjigje