TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2024, 18:24

Tjetër “goditje” nga Roma/ Prokurori italian: Mafia shqiptare e dyta më e forta në Evropë, si po e fuqizon korrupsioni qeveritar

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër “goditje” nga Roma/ Prokurori italian: Mafia shqiptare e
Nicola Gratteri

Prokurori Nicola Gratteri ka deklaruar se mafia shqiptare është e dyta në Evropë pas “Ndraghetas”...

Të tjera lajme të forta vijnë nga Italia. Teksa “Rai 3” shkundi qeverinë, një deklaratë e fortë ka ardhur nga prokurori Nicola Gratteri. Ky i fundit ka një jetë që merret me luftën kundër mafies dhe duke folur në një emision italian mbi paktin Rama-Meloni dhe mbi atë se si do të përfitojë mafia, ka theksuar se grupet shqiptare kanë hyrë fuqishëm në Evropë.

Sipas tij, mafia shqiptare është e dyta në Evropë pas “Ndraghetas”. Ai ka thënë se të dyja grupet bashkëpunojnë për sjelljen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine, teksa thekson se shqiptarët kanë kapur pjesën veriore të Evropës.

Po sipas prokurorit, mafia shqiptare ka filluar të jetë e fuqishme dhe brenda Shqipërisë për shkak të korrupsionit.

Nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë me refugjatët, por mund t'ju them apo mund t'ju tregoj për mafian shqiptare se ajo është mafia e dytë më e fortë në Europë pas 'Ndranghetas”. Mafia shqiptare është shumë e fortë. Kujdes! Nuk është ajo lloj mafie që sulmon si Ndragheta, por kjo e fundit ka filluar t’i kontraktojë për transportimin e kokainës nga Amerika Latine. Mafia shqiptare është shumë e fortë në Evropë Veriore dhe është një mafia e fortë brenda Shqipërisë, sepse Shqipëria është një vend mesatarisht i korruptuar dhe mesatarisht i dobët nga ky këndvështrim dhe gjithashtu në planin gjyqësor. Prania e Italisë në Shqipëri ka qenë e përhershme. Për më shumë se dhjetë vjet helikopterë të Guardia di Finanza janë përdorur në Shqipëri për të kontrolluar parcelat me marihuanë”, ka deklaruar prokurori.

Një ditë më parë “Rai 3” publikoi një investigim, ku shprehej se si grupet mafioze do të përfitojnë nga pakti për emigrantët. Ata merrnin si shembull Engjëll Agaçin, i cili ka qenë avokat i grupeve kriminale. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje