
Greqia e ka bërë të madhe arrestimin e Fredi Belerit, duke u ankuar në SHBA. Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë raportuar sot në Senatin Amerikan sa i takon situatës në Ballkan.
Por ata u pyetën dhe mbi arrestimin e Belerit. Para seancës, Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, i është drejtuar me një video mesazh diasporës greko-amerikane.
Ai kërkon lirimin e të atit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se arrestimi është urdhëruar prej tij, për shkak të ideve që i ati kishte.
Ai ka falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara për interesin në lidhje me ngjarjen.
“Jam djali i Fredi Belerit, kryetarit të bashkisë së Himarës që u zgjodh më 14 maj, por që nuk arriti të gëzojë fitoren, sepse 48 orë përpara zgjedhjeve Edi Rama e burgosi së bashki me Kokoveshin. Burgosja është bërë vetëm për shkak të ideve të tyre.
Është fatkeqësi që jo vetëm nuk u bënë zgjedhje të lira, por kandidatët edhe burgosen.
Falenderoj Shtetet e Bashkuara që ka shprehur interes për këtë ngjarje dhe për minoritetin grek. Kërkojmë që dy personat e burgosur të lirohet sa më parë. Babai im është arrestuar bazuar në arsye qesharake”, ka deklaruar ai.
Lini një Përgjigje