
Si po ju ecën "marifetçinjve" tanë me kthimin e harxhimeve të parave në fushatë? Trau i Doganës duhet të hapet më lehtë dhe pa ndalesa pasi kanë pasur shpenzime dhe s’duhet të vonohen. Duhet që të mos paguajnë asnjë detyrim në mënyrë që ti zëvendësojnë menjëherë paratë dhe të lejohen të na vrasin me produktin fals "8S2" të thirrur së fundmi.
Rikthehemi së bashku me një Shqipëri ndryshe, ku në pothuajse të gjitha bashkitë drejtimin e morën të majtët. Gjatë fushatës opozita nuk e akuzoi mazhorancën për manipulime dhe ishin të bindur se do të fitonin me optimizmin e tyre dhe deri në hapjen e kutive bërtisnin se kishin fituar thellë. Nga ana tjetër e majta ishte e qetë, me disa "cicërima" të lehta, por bindëse dhe pa zhurma triumfoi kudo bindshëm.
Por më triumfuese ishin bastionet e së djathtës ku populli me të drejtë votoi për kandidat të djathtë në bindje, me një ndryshim se ishin kandiduar nga Partia Socialiste. Kjo tregoi qartë që populli është "uragan" e do më të mirin dhe jo individualistin, vlerëson menaxherin e jo ata që i merr koka erë dhe me votë të ndëshkon nëse nuk je i duhuri. Nuk themi se është gjë e mirë që e majta "gllabëroi" të gjithë Shqipërinë në çdo qelizë të saj por mirë është që bastionet e djathta do jenë pjesë e ndryshimit të së majtës pasi edhe vetë kanë treguar se janë të etur për ndryshimin e këtyre bastioneve. Më së fundmi edhe kryeqendra e veriut, Shkodra do të ndryshojë falë investimeve të qeverisë dhe me një menaxher të mirë, i cili ka dhënë prova që vlen.
Po me mashtruesit çfarë do të bëhet? A thua fituesi i garës për Bashkinë e Shkodrës do të vazhdojnë ti japin mbështetje duke i lejuar të punojnë me produktin falso që e quajnë "8S2", e që një zot e di çfarë mban brenda që vjen aq e lirë në dogana, por që ja rrisin çmimin artificialisht pas zhdoganimit duke fituar shuma marramendëse? A thua i ka rënë në sy mbështetja në fushatë e së djathtës nga kompania që këta kanë mbështetur e lejuar të punojnë me produkt fals? Nuk besojmë që jo pasi strukturat e së majtës kapin detaje shumë të vogla e jo të mos i bjerë në sy ditën për diell që kjo kompani i shkon nga mbrapa kandidatit të së djathtës, Bardh Spahia. Kjo në një kohë që fituesi i garës z.Beci, ka pasur në stafin e tij një aksioner në fitime të kësaj kompanie mashtruese. Sa janë shumat që kjo kompani ka derdhur për të mbështetur të djathtën? z.Bardh Spahia e di me siguri, por që i shkuan dëm financimet pasi populli i tregoi sa i aftë është për të drejtuar, kur që me uljen në karrige nuk bëri asgjë tjetër veç largimit e përçarjes së demokratëve në Shkodër. Mbase ka menduar se ka gjetur sponsor dhe me paratë e tyre mund të mbledhë vota, por ka harruar që populli të vëzhgon, të studion dhe në ditën që ka mundësi të ndëshkon.
Si po ju ecën "marifetçinjve" tanë me kthimin e harxhimeve të parave në fushatë? Trau i Doganës duhet të hapet më lehtë dhe pa ndalesa pasi kanë pasur shpenzime dhe s’duhet të vonohen. Duhet që të mos paguajnë asnjë detyrim në mënyrë që ti zëvendësojnë menjëherë paratë dhe të lejohen të na vrasin me produktin fals "8S2" të thirrur së fundmi. Populli po sensibilizohet dhe po e abandonon, kuptohet është e nevojshme më shumë kohë pasi mashtruesit na e kishin injektuar në mendje që ky ishte produkti i saktë por që me investigimin tonë të thellë, pamë historinë e tjetërsuar të këtyre mashtruesve profesionist ku të bardhën na e bënë të zezë dhe ne e besuam.
Edhe sot që flasim na vjen në mendje kur ky produkt fals u fut në "Big Brother" dhe banorët ishin konfuz pasi edhe ata si të gjithë ne e dinin për "B52". Njëri thoshte se është B52 e tjetri thoshte se jo nuk është ky por një tjetër dhe produksioni i jep fund diskutimeve duke i thënë se produkti quhet "8S2". Na u duk vetja të mashtruar edhe ne gazetarëve që jemi çdo ditë në ndjekje të informacionit. Imagjinoni qytetarët që shkojnë tek një shitës dhe i kërkojnë një "B52" e ku atij i jepet një produkt fals që nuk ka asnjë lidhje me B52 por thjesht tregtari si të gjithë është mashtruar dhe e di për të tillë. Institucionet janë inekzistente dhe nuk duan të na mbrojnë nga këta "marifetçinj" që bëjnë çdo gjë për para.
"Lartmadhëria" i ka faktet që kjo kompani e "përkëdhelur" nga të gjitha institucionet shtetërore është një mbështetëse mjaft e madhe e së djathtës dhe mirë që nuk i intereson për dëmet që këta mashtrues po i sjellin popullit, por të paktën të shohi mosmirënjohjen e tyre ndaj pushtetit dhe të na bëjë një nder duke na i larguar një herë e përgjithmonë. Është koha që ju kryeministër të vlerësoni shqiptarët pasi janë ata që po ju japin besim dhe po ju "ngrenë në piedistal" duke ju votuar si asnjë lider më parë. Jo se je i duhuri, por sepse nuk ka alternativë tjetër dhe është koha t’ia kthesh këtij populli ligjshmërinë dhe mbështetjen. Të ndryshohet situata që jo vetëm të mos ikin shqiptarët por edhe ata që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, duke u ndjerë të vlerësuar.



Lini një Përgjigje