TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2023, 10:00

Afera e inceneratorëve, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën 

Shkruar nga Pamfleti
Afera e inceneratorëve, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter
Lefter Koka

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën dhe më gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre sa i takon çështjes së inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë për ish-vartësin e tij, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite. 

Sakaq SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan.

Avokati i Lefter Kokës, Saimir Vishaj tha se SPAK ka kaluar në ekstremitet për një vepër penale që nuk ekziston.

"Është rasti i parë që kërkon 10 vite burg. Akuzohen për abuzim me detyrën. Është për tu habitur me qëndrimet e ndryshme. Ka kaluar në ekstremitet për një vepër penale që nuk ekziston. Nuk mund të presësh masat e dënimit duke u dhënë nga 4 vite burgim."- tha Vishaj.

Në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg. Sipas SPAK, Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Pretenca e SPAK për të akuzuarit:
Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj Kokës “arrest me burg”, ndërsa ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars. Por Gjykata e Lartë, nuk e pranoi kërkesën e tij, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO.Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

afera e inceneratorëve lefter koka spak

Lini një Përgjigje