TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2023, 20:23

IKMT rrethon hotelin në Dhërmi, pronari: Po nxjerrin inatin e Fredi Belerit, djali im ishte numërues në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

IKMT rrethon hotelin në Dhërmi, pronari: Po nxjerrin inatin e Fredi

Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur në Dhërmi dhe kanë rrethuar hotelin e një prej numëruesve të votave që ndodheshin në kutinë që i dha fitoren kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë’', Fredi Beleri në Himarë.

Bëhet me dije se hoteli është në pronësi të babait të Fjorentin Belit, i cili ishte numërues në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Hoteli është rrethuar nga forcat e IMT-së dhe efektivë të Policisë së Shtetit dhe kërkojnë ta shembin atë.

Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij kanë dalë dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli.

Inspektorët pretendojnë se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët thonë të kundërtën. Ata shprehen se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Pronari i objektit, Kristaq Beli e konsideron të motivuar politikisht shembjen e hotelit të tij në Himarë, pasi djali i tij ishte të dielën numërues votash, ditë kur dhe Fredi Beleri u zgjodh kryebashkiaku i ri në Himarë.

Në një prononcim për mediat, Beli thotë se urdhrin ndaj IKMT-së është dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet. Bashkë me të, në mbrojtje të godinës kanë dalë dhe familjarët e tjerë.

Reagimet:

Ilia Stromarko: Na mori babai hajdeni poshtë se ka ardhur IKMT. Ne ishim në Vlorë. Banditë, shtet bandit.

Kristaq Beli: La nam Edi Rama. Unë kam qenë komunist, socialist, i kam shërbyer Spiro Kolekës këtu poshtë, le ta dëgjojë këtë, u kam shërbyer komunistëve. Por si ky sistem... Pse djali im vajti në komision me Belerin, ku është parë kjo? Çfarë shteti është ky? Me leje legalizimi në datën 16. Ku është parë të japë urdhër si diktator. Unë kam bërë transplant, kam paguar miliona lekë. Me dy leje ndërtimi, 2011 dhe tjetra 22 dhjetor 2019, ka firmosur vetë Goro që la nam në Himarë. Dhe vetë Rama e tha atje te mitingu i madh, e tha vetë ça gomari është, për Goron. Të gjithë luftën që ta merrnin Himarën me zor dhe nuk e morën. Pse djali im doli komisioner atje. S'ka bazë ligjore fare. Kanë ardhur si xhandarë. Erdhën këtu, shtyn derën dhe u futën brenda. Unë jam i sëmurë, kam bërë transplant, vetëm të vdisja. Lejen e ka firmosur në 2019 vetë Jorgo Goro sepse humbi, se djali im ishte në komision me Fredi Belerin. Ata u çmendën. E mori Edi Rama Jorgon në telefon, aty ishte djali im dhe dy deputetë të Vlorës, çfarë i ke bërë Himarës more Jorgo Goro, tha. Unë e njoh Edi Ramën, i kam shërbyer Spiro Kolekës. Por çfarë ka me ne ai? Ky i forti, Edi Rama. Unë nuk kam lëvizur fare, nuk kam emigruar fare. Në datën 16 është leja e legalizimit, në datën 17 vijnë si xhandarë për të prishur hotelin me leje. Me ne do merret Edi Rama, me fshatarët e Dhërmiut? Është fashist, xhandar, duhet arrestuar.

Kujtojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është arrestuar nën akuzën e shitblerjes së votave. Prokuroria pretendon se ka prova se Beleri po shpërndante 40 mijë lekë të reja për vota. Ai u vu në pranga më 12 maj, në mesnatë, teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë dhe ende ndodhet pas hekurave.

imt dhermi hotel fredi beleri zgjedhje

Lini një Përgjigje