
Bedri Murati i cili u arrestua në flagrancë teksa shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është liruar nga Gjykata.
Prokuroria e Tiranës kërkoi detyrim paraqitje për të. Bedri Murati ka precedentë të theksuar kriminalë.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi në mjetin e tij tip “Volkswagen”, i janë gjetur dhe sekuestruar shumat e parave prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie, Agron Loka i cili kandidon nën siglën e koalicionit Berisha-Meta, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë.
Pas arrestimit të tij, u verifikua se Bedri Murati ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Murati është një prej anëtarëve të bandës së tritolit.
Ndërkohë me kërkese të prokurorit gjykata e Tiranës ka shpallur mos kompetencën duke ia kaluar SPAK për veprime te mëtejshme. Policia njoftoi sekuestrimin e 69 000 lekëve, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh. Sa i përket parave që iu sekuestruan Muratit, burime bëjnë me dije se ai ka pretenduar, se "një shumë të tillë, nuk është gjë e pazakonte që çdo qytetar ti ketë në xhep për përdorim vetjak dhe familjar".
Lini një Përgjigje