TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2023, 07:25

Reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti
Reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave, parashikimi i motit për

Prej disa ditësh, vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë prezente, priten shira të dobët dhe lokalë.

Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore duke lënë me shira të dobët dhe të izoluar zonat
malore përgjatë kufirit lindor.
Parashikohet që, pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 8°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Lini një Përgjigje