TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2023, 21:42

Fredi Beleri kërkon të dalë nga burgu: Jam sëmurë, më dërgoni në spital

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri kërkon të dalë nga burgu: Jam sëmurë,

Fredi Beleri ka bërë një tjetër tentativë për të dalë nga burgu. Kandidati i opozitës që fiti në Himarë ka kërkuar të transferohet në spitalin e burgut në Tiranë.

Që nga momenti i arrestimit, kandidati Beleri ka pretenduar se ka probleme me zemrën dhe nivelin e lartë të diabetit. Pritet që gjatë ditëve te ardhshme, kërkesa e tij të shqyrtohet nga një komision i posaçëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vendosur nëse ai do te transferohet drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Fredi Beleri, kandidati që përfaqëson minoritetin grek dhe koalicionin Bashkë Fitojmë fitoi në zgjedhjet e së dielës. Ndërkohë ai ndodhte në burg pasi u arrestua për blerje votash.

beleri burg

Lini një Përgjigje