TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2023, 18:08

"Policia erdhi shumë vonë"/ Vrasja e nxënësit në Gramsh, shokët tregojnë si ndodhi ngjarja: U zunë se kush është më i fortë

Shkruar nga Pamfleti

"Policia erdhi shumë vonë"/ Vrasja e nxënësit

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Gramshin mesditën e sotme ku një nxënës 15-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër kushëri i viktimës mbeti i plagosur.

Në një prononcim për mediat, nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini" ku ndodhi vrasja kanë treguar se si nisi sherri mes adoleshentëve.

Njëri prej tyre thotë se 15-vjeçari Fatjon Bici, i cili mbeti i vrarë ka hyrë të shuajë sherrin mes kushëririt të tij dhe tre të tjerëve.

Ndërsa një tjetër thotë që sherri është parë nga shumë persona, por askush nuk ka ndërhyrë. Sipas saj, sherri është bërë për një lojë në rrjetet sociale, ndërsa shtoi se policia gjithashtu ka mbërritur shumë vonë.

"Ata të dy ishin kushërinj, janë të dy tek shkolla jonë në klasë të 9-të. Ka ndodhur për shkak të rrjeteve sociale, kush është më i fortë dhe kush është më i dobët," tregoi një nxënës.

"I njihja të dy djemtë dhe u tremba shumë. Më duket se kanë ftuar njëri-tjetrin për sherr dhe kanë përfunduar këtu pastaj. Ngjarje të tilla ka pasur shumë, jo duke përfunduar kështu por ka pasur. Këto ndodhin se vetë djemtë duan të mburren kush është më i fortë dhe pastaj ndodhin konflikte," tha një nxënëse.

"Mesa mora vesh i kishin parë shumë veta dhe nuk ndërhynë. Dhe policia erdhi shumë vonë. Mesa mora vesh u bë për një lojë në rrjetet sociale", u shpreh një nxënëse tjetër.

gramsh vrasje shoket policia

Lini një Përgjigje