TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2023, 15:43

Numërimi i votave për këshillin bashkiak, PS merr shumicën edhe në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi i votave për këshillin bashkiak, PS merr shumicën

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarë të këshillit bashkiak në Shkodër, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën edhe në këtë bashki.

Numërimi i votave për këshillin bashkiak, PS merr shumicën

Sipas të dhënave të paraqitura nga KQZ-ja, Partia Socialiste ka siguruar 18 mandate. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 13 mandate, Partia Socialdemokrate 12 mandate, Partia Demokratike e Alibeajt ka 5 mandate.

Ndërkohë, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe Partia Levizja e Legalitetit kanë marrë nga 1 mandat. Kandidati i PS Benet Beci, ka marrë më shumë vota sesa këshilltarët socialistë e social-demokratë të marra së bashku.

këshilli bashkiak shkodër ps

Lini një Përgjigje