TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2023, 16:43

Këshillat/ Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë, PS kryeson përballë “BF”; partitë e vogla marrin nga 1 këshilltar

Shkruar nga Pamfleti

Këshillat/ Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë,

Vetëm pak çaste më parë është mbyllur procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë, ku Partia Socialiste kryeson me 35.71% të votave, ose 9 mandate.

Grupimi që pason për nga numri i këshilltarëve të dalë nga listat e tyre është koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 17.29% të votave, ose 4 mandate në Këshillin e ri bashkiak.

PD-ja e Enkelejd Alibeajt ka arritur të marrë 13.83% të votave, duke nxjerrë 3 këshilltarë. Partia Socialdemokrate me 9.86% të votave ka arritur të ketë 2 anëtarë në Këshillin Bshkiak Rrogozhinë.

Ndërkohë PR me 4.68% të votave dhe PLL me 3.95% të votave kanë nxjerrë nga një këshilltarë nga listat e tyre, së bashku me Miftar Dajën që ka arritur të sigurojë një vend në Këshillin Bashkiak Rrogozhinë si kandidat i pavarur.

këshilli bashkiak rrogozhinë mbyllet numërimi

Lini një Përgjigje