TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2023, 07:15

“Emra të njohur të krimit kanë marrë pasaportë të vendit fqinj”/ Artan Hoxha: Inteligjenca greke ishte në Himarë gjatë zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Emra të njohur të krimit kanë marrë pasaportë

Gazetari Artan Hoxha tha se në Himarë, gjatë zgjedhjeve ishin të pranishëm shërbimet e inteligjencës greke.

Hoxha u shpreh se tashmë Shqipëria është para faktit se si do ta zgjidhë këtë çështje të hapur me Greqinë, përballë të cilës siç tha ka humbur në të gjitha çështjet që ka pasur.

Sipas tij, Rama duhet të reagonte ndaj çdo deklarate që bënte Greqia lidhur me arrestimin e Belerit, duke e bërë të qartë se është një çështje që po hetohet nga drejtësia.

“Nuk ka pse të veje ambasadorja greke në të 38 qendra e votimit. Nuk po them mediat greke, nuk po them shërbimi sekret grek që ishte aty non stop. Dhe ti e di si kamufloheshin ata. Këta tanë vinin na takonin dhe na kërkonin video; para se ta çosh në TV thoshin, na i jep ne.”, u shpreh Hoxha.

Më tej gazetari tha  se Fredi Beleri kishte krijuar lidhje direket me politikanë të rëndësishëm të Greqisë, me anë të të cilave kishte pajisur me pasaportë greke shumë qytetarë të Himarës dhe jo vetëm.

Sipas Hoxhës, edhe personazhe të njohur të botës së krimit në Shqipëri janë pajisur me pasaportë greke, një pasaportë që të bën qytetar europian, nga Fredi Beleri.

Ai u shpreh se të gjitha këto investime të Belerit ishin bërë me qëllimin e vetëm për të marrë Himarën.

“Beleri kishte krijuar lidhje direket me politikanë të rëndësishëm të Greqisë. Në Himarë, ku shqiptarët që nuk marrin një pension grek, e duan një pasaportë greke që të bën direkt qytetar europian. Kjo i dha akses Belerit. Ka dhënë shumë pasaporta greke, me anë të lidhjeve të tija. Nëse merrje miratim nga ai e merrje. Ka shqiptarë që punojnë  30 vjet në Greqi dhe nuk e kanë një pasaportë greke. Di një numër të madh shqiptarësh që s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe kanë marrë pasaportë greke. Ka edhe personazhe të botës së krimit, edhe disa që jetojnë në Dubai se janë në kërkim në Shqipëri, që  edhe atë e kanë një pasaportë greke të marrë nga këto lidhje. Të gjitha këto janë investuar për këtë ditë, për të rimarrë Himarën”, tha Hoxha.

 

 

artan hoxha fredi beleri himara

Lini një Përgjigje